Tragjike: Shqiptari vdes në varrimin e gjyshes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte, kur një 28-vjeçar në qytetin e Librazhdit, ka humbur jetën, në varrimin e gjyshes së tij.

Burime për Report TV bëjnë me dije se i riu ka humbur jetën si pasojë e një infarkti në zemër. Gjyshja e 28-vjeçarit kishte ndërruar jetë një natë më parë.

Toni Hidri, 29 vjeç, është nisur për në Spitalin e Librazhdit, por fatkeqësisht ndërhyrja ka qenë e kotë pasi tashmë kishte humbur jetën.

Sipas të afërmve dhe banorëve të rrethit të Librazhdit, të cilët kanë mbetur të shokuar nga ajo që kanë parë dhe kanë dëgjuar, Toni ishte shumë i lidhur me gjyshen e tij. Sipas mjekëve, në fillim Toni ka pasur tension të lartë dhe fill pas kësaj i ka rënë edhe infarkt duke gjetur vdekjen e menjëhershme pa mundur dot që të dërgohej në spital, shkruan Panorama.

Kjo ndarje para kohe nga jeta ka shokuar mbarë qytetin e vogël të Librazhdit, ngjarje që sipas tyre nuk ishte dëgjuar ndonjëherë në këtë zonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme