“Trainkos” reagon pas sulmit të fundit me gurë ku u lëndua një grua: Ndaloni vandalizimin

Një grua 26 vjeçare është qëlluar me gurë në kokë derisa ka qenë duke udhëtuar me tren në drejtimin Prishtinë – Pejë.

Ajo mori lëndime në kokë dhe u trajtua në QKMF të Drenasit.

 Në lidhje me rastin ka reaguar edhe kompania hekurodhore “Trankos’.

Kjo kompani ka ka bërë apel urgjent publik, duke kërkuar që të ndalohet menjëherë hedhja e gurëve në drejtim të trenave.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për t’i identifikuar personat e përfshirë.

“Trainkos shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për incidentin e ndodhur më 3 maj 2025 në afërsi të fshatit Grabovc, ku një pasagjere 26-vjeçare u lëndua në kokë si pasojë e goditjes me gurë nga jashtë trenit në lëvizje. Ky akt i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm përbën një kërcënim serioz për sigurinë e pasagjerëve dhe stafit tonë, si dhe për integritetin e shërbimeve tona hekurudhore. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe viktima ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga mjekët emergjentë, duke u transferuar më pas për trajtim të mëtejshëm në QKMF në Drenas. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin e të implikuarve në këtë incident. Trainkos dënon fuqishëm çdo akt dhune dhe vandalizmi ndaj trenave dhe pasagjerëve tanë”, thuhet në reagimin e “Trainkos” në Facebook.

“Trainkos” ka bërë  bën thirrje publike për ndalimin e menjëhershëm të veprimeve të tilla të rrezikshme si hedhja e gurëve apo çfarëdo objekti tjetër në drejtim të trenave në lëvizje.

“Këto veprime nuk janë vetëm të papërgjegjshme dhe të paligjshme, por përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e pasagjerëve, stafit hekurudhor dhe gjithë pjesëmarrësve në këtë shërbim publik. Ne u bëjmë thirrje prindërve, edukatorëve dhe komunitetit në tërësi që të edukojnë të rinjtë për pasojat e rënda që mund të shkaktojnë veprimet e tilla. Vandalizmi ndaj trenave nuk është lojë — është krim që mund të marrë jetë njerëzish. Gjithashtu, ftojmë çdo qytetar që sheh ose ka dijeni për persona që kryejnë këso aktesh, të lajmërojnë menjëherë organet kompetente ose Trainkos-in, në mënyrë që të ndërhyhet sa më shpejt dhe të parandalohet ndonjë tragjedi e mundshme. Siguria është përgjegjësi e të gjithëve. Le të bashkohemi për ta mbrojtur atë”, thuhet në reagim.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme