Pushoi akuza “Trajektorja” kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministri të Transportit, Mile Janakievski që kishte të bënte me autostradat kineze Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër. Prokuroria Publike tërhoqi akuzën për shkak të vjetërsimit absolut. Gjykata vendosi që të ndërpritet gjykimi. Këto vendime të dyja organeve erdhën falë ndryshimeve të fundit në Kodin Penal.
“Duke pasur parasysh propozimin e Prokurorisë Publike dhe ndryshimet në Kodin Penal, Gjykata solli vendim për ndërprerjen e ndjekjes penale ndaj të akuzuarve Vlladimir Peshevski, Mile Janakievski, Lupço Georgievski nën veprat penale “shpërdorim me detyrën zyrtare”. Ndërpritet edhe ndjekja penale kundër të akuzuarit Nikolla Gruevski nën veprën “pranim i shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”, deklaroi.
Akuza i referohet përzgjedhjes së kompanisë dhe tejkalimit kompetencave gjatë përzgjedhjes në projektin për autostradën Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër. Dëmi që të akuzuarit i kishin shkaktuar buxhetit të shtetit arrinte në 155 milion euro, ndërsa pasojat e projektit Kërçovë-Ohër ndaj buxhetit të shtetit vazhdojnë të rriten për faktin se i njëjti akoma nuk ka përfunduar, ndërsa kosto e paraparë është rritur për disa herë. /Adrian Kerimi