Trajkoviq: Gabim kushdo që ka menduar që KFOR-i e lë Veriun nën garancën e Serbisë

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka thënë se KFOR-i nuk do t’ia linte Serbinë garancinë e Veriut të Kosovës, e cila ende ka dilema që të jetë një aleate e besueshme e NATO’s.

Deklarata e Trajkoviqit vjen pasi komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari ka deklaruar se “nuk do të lejojnë që të ndodhin trazira në Kosovë”.

“Ata që mendonin se duke qëndruar në urën e Mitrovicës dhe kështu de facto e ndajnë Kosovën, kanë gabuar”.

“A ka menduar ndokush vërtet se KFOR-i do të shkonte kundër mandatit të tij dhe do t’ia linte garancinë e sigurisë së veriut Serbisë, e cila ende heziton të caktohet si një aleate e besueshme e NATO-s”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

KFOR-i ka mandat për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme