Trajneri i Kosovës flet për mungesat dhe mundësinë e zëvendësimit të tyre: Do të shohim se në cilat pozita duhet të ndërhyjmë

Giresse flet për mungesat dhe mundësinë e zëvendësimit të tyre: Do të shohim se në cilat pozita duhet të ndërhyjmë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka folur fillimisht për problemet e fundit që iu shfaqën disa lojtarëve shkaku i lëndimet para ndeshjeve të shtatorit.

Mërgim Vojvoda, Leart Paqarada dhe Shkëlqim Vladi do të mungojnë për ndeshjet ndaj Irlandës së Veriut dhe ndaj Qipros.

Giresse ka zbuluar se shpejt do të ftojë lojtarë të rinj në vend të atyre që mungojnë.

“Kemi dy ndeshje në Ligën e Kombeve kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros. Kemi përgatitur një listë lojtarësh. Kemi grumbulluar lojtarët kanë qenë më në formë, ata që kanë qenë me më rëndësi në ekipet e tyre dhe në ekipin e Kosovës”.

“Sjellja e lojtarëve të rinj është strategjia e këtij grumbullimi. Si në muajin qershor, fatkeqësisht po përballemi me mungesa, kryesisht për shkaqe lëndimesh, por edhe për shkaqe të tjera”.

“E vajtojmë faktin se në fundjavën e fundit janë lënduar disa lojtarë. Ne na mbetet t’i zëvendësojmë ata në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Lista fillestare kishte 27 lojtarë. Pastaj, kjo listë është reduktuar në 23 lojtarë shkaku i lëndimeve që ndodhën së fundmi. Do ta shohim se cila është mënyra më e mirë për t’i zëvendësuar këta lojtarë”.

“Do të shohim se në cilat pozita duhet të ndërhyjmë. Është pak problematik zëvendësimi pasi lojtarëve të tjerë ju mungon përvoja”, ka thënë Giresse në konferencë për shtyp.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme