Trajneri i Manchester United refuzon të flasë për Ronaldon

Ten Hag refuzon të flasë për Ronaldon.

Trajneri i Man United, Erik ten Hag ka refuzuar të flasë për Cristiano Ronaldon.

Manchester United mbrëmë fitoi 1:0 ndaj Wolves, pas ndeshjes në konferencë për shtyp erdhi pyetja bombë për Ten Hag.

Trajneri holandez nuk u përgjigj kur u pyet për Cristiano dhe transferimin e tij te Al Nassr.

“Nuk po flas për të kaluarën, le të flasim për të ardhmen”, u tha ai gazetarëve në Molineux kur u pyet për klubin e ri të Ronaldos.

Tutje ai foli për formën e ekipit të tij.

“Është hera e parë që jemi në top katërshe, por kjo nuk do të thotë asgjë sepse është një rrugë e gjatë për të bërë. Duhet të jetojmë lojë pas ndeshje, ta vendosim veten në një pozicion për të fituar diçka”.

Kujtojmë që Ronaldo ka ndarë rrugët me ‘Djajtë’ gjatë zhvillimit të Kupës së Botës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme