Transaksione dhe pasuri të paluajtshme! Prokurori i Krujës përballet për herë të parë me vetingun

Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Krujë, Florian Bonjaku do të përballet të mërkurën më 20 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.

Florian Bonjaku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998. Ai ka punuar fillimisht në Prokurorinë e Lushnjes dhe prej vitit 2008 e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Krujë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Florian Bonjaku nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Florian Bonjaku deklaronte pasuri me vlerë 7.1 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 10.6 milionë lekëve, duke shënuar një rritje me 1.5 herë.

Bonjaku zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 8.9 milionë lekë, kursime në cash prej 1.7 milionë lekësh dhe likujditete bankare prej rreth 10 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 28.5 milionë lekë, nga të cilat 52% kanë si burim pagën e subjektit si prokuror, rreth 25% pagën e bashkëshortes dhe 20% shitjen e pasurisë së patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” transaksionet me shit-blerjen e pasurisë së patundshme.

Subjekti Florian Bonjaku deklaron në vitin 2011 blerje apartament banimi në vlerë 8,948,000 lekë, me burim financimi shitjen e një apartamentit ekzistues në vlerë 9,500,000 lekë si dhe kredi e marrë në vlerën 1,020,000 lekë. Një pjesë e këtyre të ardhurave shërbejnë për të mbyllur kredinë ekzituese në vlerë 12,548 USD./ BIRN

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme