Trashësia e dëborës deri në 50 cm/ ARRSH njoftim për gjendjen e rrugëve: Ka prezencë të ortekëve! Ja akset që duhet të shmangni

Autoriteti Rrugor Shqiptar dale më një njoftim në lidhje me gjendjen e rrugëve në vend për shkak të motit të keq.


Kështu sipas ARRSH në aksin malor Vaudejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë ka reshje të shumta dëbore, ku në Qafë Mali arrijnë deri në trashësi 40-50cm.

“Në terren po punohet me 4 borëpastruese, qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me kujdes, sidomos në segmentin Fierzë-Qafë Shllak pasi ka erë të fortë që e përhap borën nga bankina në rrugë, duke sjellë edhe prezencë të orteqeve, çka vështirëson punën e borëpastrueseve”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve si dhe shmangia e këtyre akseve nga drejtuesit e mjeteve deri në qetësimin e situatës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme