Trazirat në Kinë/ ‘Shpresojmë të shohim demokracinë e vërtetë’

Trazirat kanë përfshirë disa nga qytetet e mëdha në Kinë. Protestat e paprecedenta janë një sfidë për presidentin Xi Jinping. Qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e tij

Le të shohim se çfarë thonë disa nga njerëzit në terren në Kinë, të cilët kanë folur për agjencinë e lajmeve Reuters.

 Syler Sun, që punon në industrinë e reklamave në Shanghai, tha se njerëzit janë të pakënaqur. “Ata po i dërgojnë një mesazh autoriteteve për t’i vënë në situatë të pakëndshme”.
“Mund të kesh një politikë të zero-Covid, por nuk mund të kesh një ekonomi të shëndetshme. Sikundër mund të kesh një ekonomi të shëndetshme, por nuk mund të kesh zero-Covid,” tha ai.

Lemar, 20 vjeç, një student trajner boksi, që po protestonte në Pekin, tha: “Ne kemi ardhur këtu për të kundërshtuar masat për parandalimin e pandemisë. Ne jetojmë në një botë autokratike dhe ajo që shpresojmë të shohim më shumë është që Kina të ketë demokraci dhe liri të vërtetë”.

Gjithashtu në Pekin, 24-vjeçarja Summer Kay tha: “Pandemia dhe kodet na kanë sjellë kaq shumë tortura. Dhe tani ka më shumë njerëz që kanë mbetur të papunë dhe situata po kthehet në një sfidë për fëmijët dhe të moshuarit që marrin kujdes shëndetësor”.

“Nëse do heshtim, mendoj se gjërat vetëm do të përkeqësohen… ndoshta nesër policia do të na gjejë në bazë të të dhënave, ndoshta disa prej nesh do të arrestohen me akuza të çuditshme dhe do të zhduken,” tha 24-vjeçarja.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme