Tre algjerianë vjedhin në Prishtinë, arrestohen nga policia

Tre shtetas të Algjerisë kanë vjedhur një iPhone 6S dhe një pallto një punëtoreje në një lokal. Rasti ka ndodhur dje në orën 18:45 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Gjatë intervistimit, ata kishin pranuar se e kanë kryer veprën, duke i kthyer gjërat e vjedhura.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton Policia.

Të dyshuarit janë banues në Qendrën e Strehimit për Azilkërkues në Magure.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme