Tre anëtarë të Akademisë së “Nobelit” braktisin punën

Tre anëtarë të Akademisë suedeze, që cakton fituesin e çmimit “Nobel” për letërsi, janë tërhequr nga bordi si shenjë proteste për mënyrën se si është menaxhuar situata e krijuar si pasojë e sjelljeve të pahijshme seksuale të bëra nga një burrë i martuar ndaj një anëtari tjetër të bordit.

Shkrimtarët, anëtarë të Akademisë, Peter Englund, Klas Ostergren dhe Kjell Espmark ndaras kanë thënë se nuk do të mund të marrin pjesë në punët e këtij institucioni. Pasi ulëset e tyre janë pozita të përjetshme, teknikisht nuk është e mundur të dorëhiqen, shkruan sot Koha Ditore.

Akademia suedeze shkëputi lidhjet me një person, të cilin e ndihmoi financiarisht për të menaxhuar një klub kulturor në Stokholm, pasi u akuzua për ngacmime seksuale nga ana e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme