Tre Haraçinas kanë përvetësuar shpërndarës kyç për energji elektrike dhe i lënë fqinjët në errësirë

EVN njofton se tanimë 6 ditë me radhë në fshatin Haraçinë nuk mund të sanohet defekti në shpërndarësin e rrjetit distributiv të EVN, për shkak se tre banorë të këtij fshati zotërojnë siç dëshirojnë me të njëjtin dhe nuk i lejojnë ekipet e EVN të punojnë.

“Për shkak të sjelljes së tyre jo njerëzore, 160 banorë janë të detyruar që në shekullin 21 të jetojnë pa rrymë dhe pa mundësi për të gëzuar të drejtat dhe nevojat e tyre elementare. Tre Haraçinasit të cilat janë mjaft të njohur në fshat për keqpërdorimet e tyre dhe vjedhjet e energjisë elektrike e ngjashëm, nuk i intereson as për të sëmurit, e as për personat e moshuar të cilët jetojnë në shtëpitë pa rrymë. Sipas informacioneve jo zyrtare, personat që e ndalojnë sanimin e defektit janë: A.Q., R.S. dhe D.N”, njoftojnë nga EVN.

Nga EVN gjithashtu thonë që i shfrytëzojnë të gjitha masat ligjore për zgjidhjen e situatës dhe se janë drejtuar në Ministrinë për Punë të Brendshme (MPB) dhe presin që me ndihmën e tyre së shpejti ta sanojnë defektin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme