Tre italiane vjedhin byzylykun me diamante në argjendarinë në Vlorë, si i hodhën hi syve shitëses! U kapën në portin e Vlorës duke …

Tre italiane kanë grabitur një byzylyk me vlerë në një argjendari në Vlorë. Ato kanë arritur të shpërqendrojnë shitësen duke i marrë byzylykun me diamante.


Grabitja e bizhuterisë së shtrenjtë u zbulua vetëm pas largimit të vajzave nga dyqani.

Tre vajzat flisnin në gjuhën italiane dhe pronarët e argjendarisë kanë kërkuar ndihmë për identifikimin e tyre.

Pasi u identifikuan, 3 hajdutet u kapën në portin e Vlorës, ku do udhëtonin drejt Italisë.

Policia i ka ndaluar menjëherë në terminal ndërsa pas marrjes në pyetje, ato deklaruan se kanë mbërritur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës dhe kanë pranuar autorësinë e grabitjes së byzylykut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme