Tre kushtet e presidentit të Iranit për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se ekziston një mënyrë për t’i dhënë fund luftës. Në një postim në “X”, Pezeshkian ka treguar tre kushtet që sipas tij janë themelore për përfundimin e luftës.

Sipas tij, për t’i dhënë fund luftës, të cilën ai ia atribuon Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, duhet të njihen “të drejtat legjitime” të Iranit, duhet të paguhet kompensimi dhe duhet të jepen garanci të forta ndërkombëtare për të parandaluar sulme të ardhshme.

“Duke folur me udhëheqësit e Rusisë dhe Pakistanit, riafirmova angazhimin e Iranit për paqen në rajon.E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte – të ndezur nga regjimi sionist dhe SHBA-të – është njohja e të drejtave legjitime të Iranit, pagesa e dëmshpërblimeve dhe garancitë e forta ndërkombëtare kundër agresionit të ardhshëm”, thuhet në postimin e Pezeshkian. /CNA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme