Tre ministra dështuan me sigurimet shëndetësore

Zyrtarë shëndetësorë dhe deputetë të opozitës nuk janë optimistë që sigurimet shëndetësore do të fillojnë këtë vit, ndonëse Qeveria ka shtyrë implementimin nga janari, në korrik 2017. MSH-ja ende nuk ka përgatitur çmimoren e shërbimeve e as shërbimet që do të ofrohen, derisa ka synuar vjeljen e parave nga qytetarët

Zyrtarë të Federatës Sindikale të Shëndetësisë por edhe ata të opozitës nuk besojnë që edhe këtë vit do të fillojë mbledhja e premiumeve të sigurimeve shëndetësore.

Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e afatit të mbledhjes së premiumeve për muajin korrik, edhe pse Ministria e Shëndetësisë kishte paraparë mbledhjen e fondeve nga ky muaj.

Revolucion me fillimin e zbatimit të ligjit të sigurimeve shëndetësore nuk kishte paralajmëruar vetëm ministri aktual i shëndetësisë Imet Rrahmani por edhe dy ministrat që para tij kishin udhëhequr me shëndetësinë, Alush Gashi dhe Ferid Agani.

“Duke parë se ka qenë proces jotransparent dhe gjendjen praktike që e kemi në terren, prej infrastrukrues, Sistemit të Informimit Shëndetësor, çmimoren dhe buxhetin, nuk pres që të fillojë mbledhja e premiumeve edhe në muajin korrik”, ka thënë Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme