Tre muaj pas djegies së spitalit dhe 14 njerëzve në Tetovë, asnjë përgjegjësi

Plotë tre muaj, nga nata e errët dhe e tmerrshme, në spitalin e modeluar në Tetovë. Njëzet e gjashtë persona ishin të shtrirë për të marrë ndihmë mjekësëore përshkak të infektimit me Covid-19. Pastaj u kuptua që disa prej tyre ishin familjarët që kishin hyrë brenda për tu kujdesur për më të dashurit e tyre. Pacientët po luftonin me koronavirusin, duke mos e ditur fundit, se çka çka do e ndalonte frymëmarrjen e tyre. Më 8 shtator, disa minuta pas orës 21:00, zjarri që për vetëm 3 minuta, shkrumboi gjithëçka. Aty humbën jetën 14 persona, ndërsa 12 të tjerë arritën të shpëtojnë. Qeveria shpalli tre ditë zie për nderë të personave që ndërruan jetë.

Kjo ngjarje mori vëmendje mediatike jo vetëm në vend dhe rajon por edhe jashtë saj. Për të zbardhur shkaqet e zjarrit në vend erdhi edhe një ekip ekspertësh gjerman nga Policia Kliminalistike Federale të Gjermanisë. Edhe pse kjo zgjoi një shpresë për qytetarët se shkaku do të dihej shumë shpejtë, por edhe pas tre muajsh ende pritet raporti i hetimit të këtyre ekspertëve. Sipas versionit të hetimit të prkuroris vendase, zjarrin në spitalin e modeluar në Tetovë e ka shkaktuar qarku i shkurtë elektrik në një kabllo zgjatëse.

Disa ditë pas tragjesië, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, zëvendësi i tij Ilir Hasani, drejtorët e spitalit të Tetovës Florim Besimit dhe Artan Etemit, dhanë dorëheqje për shkaqe morale. Edhe pse fillimisht kryeministri Zoran Zaev pati thënë se i pranon dorëheqjet e tyre, më pas ndërroi mendje. Disa herë më pas kur pyeteshte se çfarë do të vendos për dorëheqjet e ofruara, Zaev thoshte se nuk e jep Filipçe, pasi ka bërë shumë për vendin, posaqërisht në kohën e krizës së pandemisë. Edhe sot pasi kanë kanë kaluar 90 ditë, nuk ka asnjë përgjegjësi institucionale për 14 jetët e shuara./SHENJA/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme