Në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, dje janë arrestuar tre persona të cilët pas një mosmarrëveshje, janë rrahur mes vete.
Si pasojë e përleshjes dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.