Policia e Kosovës ka raportuar për tre raste të personave të zhdukur, dy prej tyre të mitur, në rajone të ndryshme të vendit, kjo është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh të enjten.
Rasti i parë është raportuar në Fushë-Kosovë më 29 janar 2025, ku një qytetar ka njoftuar se djali i tij i mitur është larguar nga shtëpia që nga data 22 janar dhe nuk dihet për vendndodhjen.
Një tjetër rast është regjistruar në Kaçanik më 27 janar 2025. Një banor i Ferizajt nga Maqedonia e Veriut ka raportuar se vajza e tij e mitur është zhdukur pasi ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Ndërkaq, më 22 janar 2025, një grua nga Ferizaj ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, duke e lënë familjen në pasiguri për fatin e tij.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha rastet janë nën hetime.