Tre policë sulmohen në një fshat të Suharekës

Tre pjesëtar të Policisë së Kosovës janë sulmuar nga pesë persona, tre meshkuj dhe dy femra, pasi që kishin shkuar për t’i lënë ftesa tre të dyshuarve nga e njëjta familje.

 

Të dyshuarit kanë sulmuar pjesëtar e policisë me mjeteve të forta me ç’rast ju kanë mbetur dy xhama të thyer veturës së policisë. Rasti ka ndodhur në fshatin Krushicë e Poshtme e Suharekës.

“Janë shkaktuar dëme materiale në automjetin e policisë: dy xhama të thyer. Në ndihmë janë dërguar patrulla shtesë të cilat e kanë vënë situatën në kontroll. Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme”, ka thënë për Insajderin Hazir Berisha zëdhënës i policisë së Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, dy meshkuj dhe dy femra janë ndalur nën masën e arrestit policor, ndërkaq dy të tjerë ndodhën në arrati.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme