Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Sipas raportit të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje, kanë kanosur dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare.
Gjatë kontrollit, tek njeri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit me një karikator dhe 9 fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.