Tre të arrestuar në raste të ndryshme për tentim vrasje, kanosje e festim me armë zjarri

Nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë – Prishtinë në tri raste të ndara janë arrestuar tre persona, e konfiskuar tri armë zjarri, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Policia thotë se aksioni i parë është realizuar nga njësitet policore të stacionit të Podujevës, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar: S. H, mashkull, 49 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një revole me gaz Ecol Special 99.

Konfiskimi i armës është bërë në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku në një aheng familjar ka pasur të shtëna me armë. Ndaj personit të dyshuar janë iniciuar rastet: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armeve

Rasti i dytë ku është konfiskuar një revole po ashtu e tipit Ecol Special 99, është iniciuar para dy ditësh në stacionin policor të Podujevës si tentim vrasje.

Lidhur me këtë vepër hetuesit rajonal sot kanë arrestuar personin e dyshuar: A. Z, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar arma e sipërshënuar.

Rasti i tretë, fillimisht është iniciuar si rast kanosje në stacionin policor të Drenasit, ku personi i dyshuar: M.D mashkull, 69 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar nga ana e policisë për kanosje dhe dhunë në familje.

Në shtëpinë e tij pas kontrollit nga ana e policisë është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 si dhe një karikator me 9 fishek.

Të tria rastet janë trajtuar në koordinim të ngushtë me prokurorinë e shtetit dhe personat e dyshuar, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Duke kërkuar bashkëpunim për raportimin e rasteve të gjuajtjeve me armë në ahengje, Policia apelojn qytetarët të përmbahen nga veprime të tilla dhe rikujton se gjuajtja është e sanksionuar me ligj, dhe përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje, gjithashtu mund të rezultojë në pasoja shumë serioze.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme