Tre të arrestuar për vjedhje në Gjakovë

Gjatë periudhës së fundit në qytetin e Gjakovës janë raportuar dy raste të grabitjeve dhe disa raste të vjedhjeve, e me theks të veçantë vjedhje të biçikletave.

Pas një pune intensive hetuesit nga stacioni policor në Gjakovë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë  kryerësin e mundshëm në lidhje me 12 raste të vjedhjeve të biçikletave, të cilat gjatë fazës hetimore para penale kryerësi i ka pohuar në tërësi.

I dyshuari i arrestuar  N. J. mashkull/kosovar/shqiptar, i moshës 46 vjeçar, me urdhër të prokurorit të shtetit, mbahet në ndalim policor.

Po ashtu hetuesit rajonalë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kanë arrestuar dy të rinj nëri 19 , tjetri 17 vjeçar si kryerës të mundshëm të dy rasteve të grabitjes.

Ndaj dy të dyshuarve po ashtu prokurori i shtetit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme