Tre të mitur janë larguar nga qendra sociale e ndodhur në Elbasan ditën e djeshme.
Kallëzimi për largimin e tyre është bërë nga shtetasi R.P., 37 vjeç, i cili mban detyrën si përgjegjësi i kësaj qendre sociale në Elbasan.
Të miturit i përkasin moshave: 13 dhe 14 vjeç. Dy prej tyre janë 13 vjeçarë.
Ende nuk dihet arsyeja e largimit të tyre.
Sakaq, uniformat blu po punojnë për gjetjen e tyre.
“Më datë 19.09.2024, ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre”, njoftoi policia.