Pas hetimeve disa mujore me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, sipas kumtesës se Prokurorisë.
Tre prej tyre, persona zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, me inicialet, B.N., K.M. dhe N.V., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KPRK-së.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin me inicialet, Xh. S., pronar i Kompanisë “Calabrija” në Gjilan, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi me subvencione nga neni 336. Ndërkaq, shuma e keqpërdorimit është mbi dyqind mijë (200.000) euro.
Vlen të ceket se katër të pandehurit gjenden ne masën e arrestit shtëpiak.