Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka qenë një nga njerëzit më të lidhur me Donaldin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, kjo ka bërë që ajo të ketë informacion lidhur me marrëdhënien e tij me Beatrix Ramosajn.
Së fundmi, Monika ka folur për herë të parë pas ndarjes së çiftit, duke thënë se ata ishin në fazën e njohjes së bashku.
Sipas aktores, nga ana e Donaldit ishte shumë herët për të rënë në dashuri.
“Sa i përket dashurisë së Donaldit, unë mendoj që fjala dashuri ende nuk ka ardhur, të dy duhej të ishin njohur, kanë pasur një njohje një mujore, nuk e di sepse tani pas daljes kam parë shumë gjëra”, tha ajo.