Trekëndëshi i Posavinës/ Rruga fatale edhe për njerëzit e famshëm

Aksidenti fatal në kilometrin e 211-të të autostradës ‘Vëllazëri dhe Bashkim’ në Kroaci mori jetën e 10 kosovarëve.

Por sipas gazetës Dnevnik, kjo pjesë e rrugës është mjaft e rrezikshme dhe ka marrë plot jetë njerëzish. Gazeta shkruan se rruga është kaq e rrezikshme, sa disa e kanë etiketuar si Trekëndëshi i Posavinës.

Pikërisht në këtë zonë është vrarë këngëtari i njohur maqedonas, Tose Proeski. Makina e tij u shtyp nga një trajler.

Më vonë, në këtë rrugë humbi jetën edhe aktorja kroate, Dolores Labasa. Makina e saj u përplas me një mjet tjetër dhe të dyja makinat u rrotulluan disa herë.

11 vjet më parë, sërish në këtë vend, një autobus mori flakë dhe disa atletë të rinj shpëtuan me shumë fat.

Ekspertët thonë se rruga është monotone dhe e lodhshme për shoferët.

Dy vjet më parë, në të njëjtin seksion të rrugës u përplas një kamion me një stacion karburanti dy vajza dhe një grua humbën jetën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme