Një satirë thumbuese sociale e quajtur “Trekëndëshi i trishtimit” me regjisor Ruben Ostlund, fitoi Palmën e Artë për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë.
Trekëndëshi i trishtimit i Ostlund i cili tregon jetën e të pasurëve dhe sesi i dëmtohet ky status është hera e dytë që regjisori suedez fiton çmimin, pasi e ka marrë atë edhe në vitin 2017 për “The Square”.
“Kur filluam të bënim këtë film, mendoj se kishim një qëllim – të përpiqeshim vërtet, me të vërtetë të bënim një film emocionues për audiencën dhe të sillnim përmbajtje që provokon mendime,” tha Ostlund.
Filmi i tij sigurisht që ka marrë një reagim nga audienca, me agjencinë e lajmeve AFP e cila raportoi se shikuesit nuk janë parë kurrë të qeshin kaq shumë gjatë premierës së këtij filmi.
“Trekëndëshi i trishtimit” fillon me dy aktorë Harris Dickinson dhe afrikano-jugori Charlbi Dean të cilët shkojnë në një lundrim luksoz. Por ata e gjejnë veten të bllokuar me nevojën për të mbijetuar duke përmbysur rendin shoqëror.
Çmimin për regjisorin më të mirë e fitoi Park Chan-Wook nga Koreja e Jugut. Park i njohur për trillerin e vitit 2003 Oldboy, fitoi çmimin për filmin kriminal erotik “Vendimi për t’u larguar”.
Ishte një natë e fortë për Korenë e Jugut, me aktorin më të mirë Song Kang-ho. Ky çmim erdhi pas vëmendjes ndërkombëtare që ai fitoi me performancën e tij në “Parasite” fitues të Oskarit të 2019-ës.
Çmimi i jurisë shkoi gjithashtu për dy filma, një histori miqësie “Tetë malet” nga regjisorët belgë Felix Van Groeningen dhe Charlotte Vandermeersch dhe “EO”, nga regjisori polak Jerzy Skolimoëski, i cili tregohet me sytë e një gomari. Iranianja Zahra Amir Ebrahimi fitoi aktoren më të mirë për rolin e saj si gazetare që gjurmonte një vrasës serial në “Holy Spider”.
Klan News