Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska thotë se fëmijët janë të sigurt. Duke komentuar rastin e vrasjes së rëndë të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, ajo përsëriti se bëhet fjalë për rast të izoluar. Ministrja ritheksoi se në opinion krijohet pasqyrë përmes dezinformatave për gjoja pasiguri të fëmijëve.
“Edhe ministri Spasovski dhe prokurori dje thanë se ky është rast i izoluar dhe nuk duhet të krijojmë panik te qytetarët se fëmijët tanë nuk janë të sigurt. Kohët e reja sjellin sfida të reja. Zhvillimi i teknologjisë së IT-së, rrjeteve sociale, në vend që të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve, lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes krijojnë edhe probleme të shëndetit mendor për një pjesë të madhe të popullatës. Si institucione duhet t’i përshtatemi kësaj kohe të re dhe si Ministri, përgjegjësia e së cilës janë fëmijët, dua t’i sigurojë prindërit se fëmijët janë të sigurt, shkollat dhe institucionet e arsimit parashkollor janë të sigurta”, deklaroi Jovana Trençevska – Ministre e Punës dhe Politikës Sociale. /Alsat.mk