Trendafilova: Do t’i ndjekim individët, jo UÇK-në

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë, përveç takimit me përfaqësues të shoqërisë civile, ka folur edhe para medieve për strukturën, zhvillimet më të fundit ligjore dhe punën e Dhomave të Specializuara.

Trendafilova, në vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë thotë së ky është një takim i veçantë. Ajo tha se do të japë informata të hollësishme për Specialen.

Ngjarja e sotme, sipas saj, është e një rëndësie të madhe që të vendoset besimi në proceset që do t’i marrë Dhoma e Specializuar, pa ndonjë ndërhyrje apo favor ndaj dikujt.

“Dhomat e specializuara janë krijuar që të hetojnë krimet e luftës për të siguruar gjykime te drejta, pra të ndiqen dhe gjykohen individë dhe jo organizata. Dhomat e Specializuara e respektojnë barazinë për të drejtat e viktimave” shprehet Trendafilova para medieve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme