Ekatarin Trendafilova, kryetare e Gjykatës Speciale ka thënë se gjykata do të sigurojë një gjykim të paanshëm dhe të drejtë për të akuzuarit.
Sipas saj, kjo gjykatë do të ndjekë penalisht të gjithë ata që në çfarëdo mënyre kërcënojnë sigurinë e viktimave dhe dëshmitarëve ose ushtrojnë çdo lloj presioni ndaj gjyqtarëve.
“Kushdo që përpiqet të frikësojë dëshmitarët ose të përpiqet të ushtrojë presion ndaj gjyqtarëve menjëherë do të ndiqet penalisht. Hetimi do të pasojë, dhe ne nuk do të hezitojmë të zbatojmë ligjin, “theksoi Trendafilova në një intervistë për Tanjugun, transmeton Klan Kosova.
Specialja do të merret me gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,