Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht për brezat e rinj si Gen Z dhe Gen Alpha. Koha e gjatë para ekranit, njoftimet e vazhdueshme dhe presioni për të qenë gjithmonë online kanë shtuar shqetësimet për ankthin, stresin dhe mirëqenien mendore.

Për këtë arsye, gjithnjë e më shumë të rinj po zgjedhin të rikthehen te teknologjia retro, si telefonat me kapak, kamerat dixhitale të viteve 2000, iPod-ët, kufjet me kabllo dhe konsolat klasike. Për ta, këto pajisje janë një mënyrë për të reduktuar kohën para ekranit dhe për t’u shkëputur nga rrjetet sociale, reklamat dhe njoftimet e vazhdueshme.

Telefonat e thjeshtë, për shembull, ofrojnë kryesisht telefonata dhe mesazhe, duke i larguar përdoruesit nga aplikacionet që konsumojnë shumë kohë. Ndërsa kamerat e vjetra dixhitale po rikthehen për fotografitë e tyre me pamje më natyrale, ngjyra të forta dhe blic të dukshëm, ndryshe nga imazhet e përpunuara me filtra në telefonat modernë.

Në të njëjtën kohë, Game Boy, PSP dhe konsolat e tjera klasike, së bashku me vinilet, CD-të dhe kasetat, po fitojnë sërish popullaritet. Edhe kufjet me kabllo po shihen si një alternativë praktike dhe më e thjeshtë ndaj pajisjeve moderne me valë.

Për shumë të rinj, ky rikthim nuk është vetëm një trend nostalgjik. Është një përpjekje për të pasur më pak shpërqendrime, më pak varësi nga rrjetet sociale dhe një marrëdhënie më të qetë me teknologjinë.

The post Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme