Një aksident që ka ndodhur të hënën pasdite në fshatin Dush të Klinës ka lënë të vdekur gruan 39 vjeçare. Në këtë aksident të lënduar kanë mbetur pesë persona të tjerë, në mesin e të cilëve janë edhe dy fëmijë të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, zyrtari për media nga Policia e Kosovës në Pejë Xhevat Ibraj. Ka thënë se fëmijët e lënduar rëndë i takojnë të moshës 5 dhe 7 vjeçare dhe se janë dërguar në QKUK në Prishtinë.
“Diku rreth orës 17: 48 në një mbi kalim hekurudhor një automjet i tipit mercedes me targa kosovare është goditur nga treni dhe gjashtë udhëtarë në makinë kanë pësuar lëndime trupore”.