“Treni i fundit” për Kosovën, Demarkacioni diskutohet sot në Bruksel

Marrëveshja e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi pritet që të bisedohet sot ndërmjet zyrtarëve të Qeverisë “Mustafa” dhe Bashkimit Evropian.

Indeksonline mëson se një delegacion i Kosovës, i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe dy deputetët e Kuvendit, Elmi Reçica dhe Njomza Emini, janë nisur drejt Brukselit ku pritet të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë evropian.

I pari që do ta pret delegacioni kosovar është komisioneri i BE-së për zgjerim, Johannes Hahn e më pas përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

“Marrëveshja e Demarakcionit me Malin e Zi është ndër temat kryesor që do të bisedohet sot në Bruksel. Poashtu, si çështje tjetër do të shtrohet edhe MSA-ja, zhvillimet e fundit…”, thotë burimi, duke shtuar se ministri Hoxhaj nesër (e mërkurë) do të mbajë një fjalim para Parlamentit Evropian.

Ndryshe, kryeministri i Republikës, Isa Mustafa para disa ditësh ishte në Bruksel ku u takua me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, komisionerin e BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos dhe eurodeputetin Elmar Brok.

“Kosova i ka përmbushur kriteret e nevojshme dhe qytetarët e Kosovës, tashmë, kanë mbetur të vetmit në rajon që nuk kanë mundësi të lëvizin të lirë në vendet e BE-së. Ne jemi të bindur që qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm, pa viza, në vitin 2016”, deklaroi kryeministri Mustafa, duke kërkuar përkrahje për realizimin e kësaj të drejte për qytetarët e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme