Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë dhe Infrastrukturave, Hari Llokvenec, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat është shprehur se pavarësisht komunikimit të mirë me kolegët e tij nga Shqipëria, sfida e ndërtimit të hekurudhës drejt Shqipërisë është pjesë e infrastrukturën e nevojshme që mund të rrezikonte ekosistemin e liqenit.
– Advertisements –
“Për hir të së vërtetës, problemi nuk është tek ne, nuk është në anën maqedonase, por është në pjesën shqiptare, në stacionin kufitar që gjendet në qytetin e vogël të Linit, në brigjet e liqenit të Ohrit dhe problemi nuk është në afërsi të hekurudhës deri në breg, por kërcënimet nga ndërtimi i një qendre logjistike e cila në të ardhmen është kërcënim për ekosistemin në raport me liqenin e Ohrit, që është një nga shqetësimet e UNESCO-s”, tha Llokvenec.