Treni “provokues” serb 10 ditë nga Nishi në Merdar

Beograd, 31 janar – Treni i dekoruar me figura, siç kanë thënë vizatuesit e tyre, të trashëgimisë kulturore serbe nga Kosova, i cili, siç theksojnë tash autoritetet serbe, më 14 janar nuk u lejua të kryente “udhëtimin provues” deri në Mitrovicë, nga nesër për dhjetë ditë do të qarkullojë në relacionin Nish-Merdar-Prokuple-Merdar-Nish, transmeton Koha.net.

Kompozicioni i trenit me lokomotivë dizel ruse, siç tani e kanë ripagëzuar “Treni tematik”, do të niset nga Nishi në Merdar (stacioni i fundit para hyrjes në Kosovë) në orën 03:55, kurse nga Merdari në Prokuple në 08:05.

“Treni tematik” pastaj nga Prokupja në Merdar do të niset në 10:45, kurse nga Merdxari për në Nish në 13:20.

Para relacionit Nish-Merdar, “Treni tematik” nga 19 janari ka qarkulluar nëpër hekurudhën Kralevë-Çaçak-Pozhegë-Uzhice.

Hekurudhat serbe kanë paralajmëruar se në ditët në vijim ky tren do të qarkullojë edhe në relacione të tjera nëpër Serbi.

Në këtë mënyrë trenin që provokoi tensione midis Kosovës e Serbisë, Beogradi po e shndërron në një atraksion turistik nacionalist.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme