Tri qasje për dialogun Kosovë-Serbi

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, mbështet një politikë për dialogun e Kosovës me Serbinë, e cila ndodhet në konflikt me qasjen për të që kanë dy pretendentët kryesorë për ta drejtuar Qeverinë në mandatin e ardhshëm, Ramush Haradinaj e Albin Kurti, shkruan sot Koha Ditore.

Presidenti do që dialogu të vazhdojë, Haradinaj do përmbushje kushtesh për t’u vazhduar ai, e Kurti këmbëngul në ridizajnim të këtij procesi, pas pezullimit të tij për një periudhë njëvjeçare.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë ka nisur në 2011-n, kur Qeveria drejtohej nga Thaçi. Fillimisht ishte i karakterit teknik, e më pas pati avancuar në atë politik.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme