Tridhjetë ditë paraburgim për babain që rrahu për vdekje vajzën e tij dyvjeçare

Tridhjetë ditë paraburgim i është shqiptuar babait nga Kërçova që ka rrahur vajzën e tij dyvjeçare, e cila më vonë ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

I dyshuari F.D., sipas informacioneve nga SPB-Ohër, është dërguar në burgun e Manastirit.

“Më 18 dhjetor rreth orës 21 në shtëpinë e tij familjare në Kërçovë, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore vajzës së tij dyvjeçare, e cila fillimisht është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ku më 8 janar iu nënshtrua plagëve të marra”, thuhet në njoftimin e SPB-Ohër. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme