Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për prishjen e godinës së News24, duke akuzuar qeverinë se po e bën këtë për të ndërtuar një fabrikë armesh në kryeqytet.
Shehu e quajti këtë akt “simptomë të një mentaliteti diktatorial” dhe paralajmëroi se është një hap i rrezikshëm drejt shkatërrimit të lirive dhe demokracisë.
Ai shtoi se ky është një paralajmërim për atë që mund t’i ndodhë vendit nëse qytetarët lejojnë vazhdimin e kësaj politike.
Reagimi i Tritan Shehut
Cinizmi i regjimit: Shkaterrohet nje media e lire per te ndertuar nje fabrike armesh.
Nje fabrike armesh ne mes te Tiranes tashme!
Media po shkaterrohet per “armet”!
Ne fakt po shkaterrohet per te shkuar drejt “armeve” vrastare te lirive.
Po shkaterrohet nga “armet” e regjimit per armet e diktatures.
Simptom ky i mentalitetit te cakerdisur diktatorial!
Aspiratave makabre te tij.
Sinjal ky per cfare e pret kete popull nqoftese do lejoje te vazhdohet ne kete rruge drejt shkaterrimit te lirive, fjales, se vota u shkaterrua.
Per tu zevendesuar keto me “armet”…



