Tritol banesës së gjyqtarit në Shkodër, Bardhi thirrje institucioneve: Zbardhni çështjen dhe vini autorët para përgjegjësisë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me vendosjen e tritolit në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj në Shkodër.


Në një postim në rrjetin social “X” ai i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët.

Postimi i plotë:

Dënoj me forcë aktin kriminal, të dyshuar si i lidhur me detyrën, ndaj gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cënim i sigurisë së tyre dhe falimjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë.

Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët, duke i bërë shembull të vendosmërisë sonë për të mos lejuar cënimin e sigurisë ndaj magjistratëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme