Në ishullin Orkney në vitin 1850 një fermer skocez gjeti diçka që ishte fshehur me mijëra vjet brenda gurëve të thjeshtë.
Ishte e pabesueshme për të qenë e vërtetë. Brenda atyre gurëve, fshihej një qytet mijëra vjeçar.
Ekspertët besojnë se qyteti quhet Skara Brae dhe kishte filluar ‘jetën’ 5000 vjet më parë. Kjo do t’i bënte më të vjetra se piramida e Egjiptit.
Qyteti ishte i paprekur sepse ishte zhytur në dunat e rërës.
Hulumtuesit thonë se është ndër gjetjet antike më të mëdha ndër kohë. Për t’u njohur më shumë me këtë qytet dhe mënyrën se si është gjetur krejt rastësisht, kuptojeni përmes videos së mëposhtme.