Një ngjarje tronditëse ndodhi këtë të diel në fshatin Grabian të Divjakës. Ajo që nga policia u raportua si dhunë fizike, rezultoi të ishte përdhunim. 37-vjeçari Saimir Meçani ka rrahur dhe përdhunuar gjyshen e tij 89-vjeçare. Detajet e rënda të ngjarjes i rrëfeu e moshuara për mediat me lot në sy.
“Më ka rrahur. Më bëri si do vetë. Më torturoi. Punën e vet.”
Kurse djali i të moshuarës tregoi se gjithçka ka ndodhur kur ai nuk ishte në shtëpi dhe se kur është kthyer e ka gjetur 89-vjeçaren të zhveshur
“Vajta për të marrë çunin në Fier. E morëm me një taksi e prumë në shtëpi. Më lë taksia tek porta, shikoj plaka këtu. Plaka e vrarë nga fytyra, e nxirë nga surrati. I tha çuni tjetër kush të vrau, kjo më tha mua ai më vrau. Ishte lakuriq, e kishte zhveshur, kishte hedhur bebelinat nga dera. E pyeta plakën, më përdhunoi tha. Ishte këtu dhe ai. I fola. Ai tha ti e qëllove kështu, e mori djali tjetër e çoi matanë. Djali ishte i dehur, nuk e takova fare, shkova tek kryeplaku e denoncova.”
Autori, Saimir Meçani u vu menjëherë në pranga nga policia.