Tronditëse: Portieri gjendet i mbytur në liqenin e Ohrit, zbardhen detaje

Portieri i klubit të hendbollit të Ohrit dhe lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Nikola Danilovski 24-vjeç, u gjet i vdekur në liqenin e Ohrit.

Sipas mediave, Danilovski u zhduk mbrëmë rreth orës 21, pas stërvitjes ndërsa trupi i tij u gjet i pajetë këtë mëngjes pranë vendpushimit turistik “Lagadin”.
Sipas deklaratës së policisë së Ohrit, në trupin e Nikolla Danilovskit nuk u gjetën shenja dhune dhe arsyet e vdekjes do të përcaktohen nga hetimi.

Klubi i hendbollit  gjithashtu konfirmoi në rrjetin social ‘Facebook’ se Danilovski ndërroi jetë.

Për shkak të vdekjes së Danilovskit, ndeshja e sotme midis Ohrit dhe Strugës u shty.

Danilovski më parë ka luajtur për Metalurg Shkup dhe Pelister nga Manastiri, ai kaloi të gjitha grupmoshat në ekipin përfaqësues./Botapress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme