Tronditëse! Vajza filmohet duke provuar ta mbysë nënën e saj në spital

Pamjet e kamerave të një spitali në qytetin e Sao Luis në Brazil, tregojnë një vajzë duke vendosur dorën mbi hundën dhe gojën e nënës së saj, në përpjekje për ta mbytur atë.

Lusiana Paula Figueiredo, 32 vjeç, është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të mbytë nënën e saj Ana Benedita Figueiredo, 68 vjeç, në shtratin e saj në spitalin Dr. Karlos Masieira.

Pamjet u raportuan nga pacientë të tjerë dhe shikohet një dorë që vendoset mbi hundën dhe gojën e të moshuarës, shkruan Daily Mail.

Mediat lokale raportojnë se vajza Lusiana u arrestua në vendin e ngjarjes dhe më vonë u akuzua për vrasje në tentativë teksa nëna e saj u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv.

Ana Benedita ndodhet në spital që prej datës 19 janar pasi pësoi një emboli pulmonare.

Burime nga Policia Civile thanë se hetimet fillestare tregojnë se vajza dëshironte të vriste nënën e saj të sëmurë sepse ishte lodhur duke e kujdesur për të.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme