Tronditet opinioni në Beograd – Serbia në atlas pa Kosovën (Foto)

Edhe një libër i ri në Serbi ka tronditur opinionin atje. Bëhet fjalë për librin për fëmijë “Atlasi im i parë me letër ngjitëse” (Moj prvi atlas sa nalepnicama), i cili në hartën e Evropës e paraqet Kosovën si shtet, ashtu siç është.

Por, duket se edhe pas gati nëntë vjet të pavarësisë së Kosovës, shoqëria dhe mediat në Serbi nuk dëshirojnë ta shohin realitetin, prandaj tronditën me këso hartash.

“Në hartën e botës të botuar, kufijtë e Kosovës janë shënuar në të njëjtën mënyrë sikurse kufijtë e shteteve tjera”, shkruan Blic e Beogradit.

“Sërish një libër për fëmijë ka shqetësuar opinionin, kurse kësaj herë për shkak të arsyeve politike. Në librin parashkollor ‘Atlasi im i parë’ brenda kufijve të Serbisë nuk është paraqitur Kosova. Kosova grafikisht është paraqitur sikur shtetet tjera në rajon, kurse autorët të vetmin lëshim që e kanë bërë është vendosja e emrit dhe kryeqytetit të krahinës sonë”, shkruan Blic.

Në shtëpinë botuese “Laguna” thotë se nuk bëhet fjalë për atlas politik, dhe se Kosova askund nuk përmendet.

“Nuk është e vërtetë se Kosova në atlasin për fëmijë është ndarë nga Serbia. Secili shtet është prezantuar qartë me emrin e tij dhe kryeqytetin. Pra shkruan, Serbi dhe Beograd, askund nuk shkuan Kosova. Dua të them se ‘Atlasi im i parë’ nuk është politik, por aksent ndaj popujve, kulturave dhe natyrës”, ka thënë Tanja Vuçkoviq nga “Laguna”. /Lajmi.net/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme