Hyrja e PDK-së në koalicion me AAK-në e Nismën, e sidomos dorëzimi i postit të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka shkaktuar tërmet në partine aktualisht më të madhe në vend.
Gazeta Blic nga burime të saja brenda PDK-së së Kadri Veselit ka marrë vesh se një numër i madh i anëtarëve të kësaj partie janë shprehur të pakenaqur me këtë vendim.
“Mënyra e lidhjes së koalicionit me AAK dhe Nismën, duke ia dhënë postin e kryeministrit Ramush Haradinajt dhe ndarja e Listës Zgjdhore 50 me 50, ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha. Shumë njerëz me ndikim të PDK- së do të mbesin jashtë garës. E kur kësaj i shtohet fakti se PDK ka nënshkruar marrëveshje edhe me shumë parti tjera, nga partia më e madhe në vend nuk do të ketë më shumë se 45 kandidatë për deputetë”, thotë ky burim i Gazetës Blic.
Ndërkohë Kadri Veseli sot ka folur para mediave, me rastin e aderimit të Blerim Shalës.
I pari i PDK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen “Fillimit të Ri”, sllogan ky i kësaj partie për zgjedhjet e 11 qershorit.