Shkodra është tronditur nga një shpërthim me tritol. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në banesën e ish-basketbollistit të Vllaznisë, Nikolin Arra. Në banesë nuk kishte persona, pasi Nikolin Arra dhe familjarët e tij ndodhen jashtë Shqipërisë. Si pasojë nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale.
Sipas verifikimeve të Policisë, lënda plasëse është vendosur në dy pozicione të ndryshme në portën hyrëse të banesës në lagjen “Qaf Hardhi” në Shkodër