Tronditet showbizi kosovarë, vdes këngëtari i njohur në aksident trafiku

Sot ka ndërruar jetë këngëtari nga Deçani, Jeton Kuçi.

Lajmin për vdekjen e këngëtarit e ka bërë të ditur deputeti nga AAK-ja, Rasim Selmanaj.

Selmanaj ka thënë se lajmi për vdekjen e Jeton Kuçit ka qenë tronditëse jo vetëm për familjen por për të gjithë ne që e kishim bashkëudhëtar që nga vitet 90-ta.

“Lajm tronditës, humb jetën Jeton Kuçi nga Deçani. Një lajm i papritur dhe ngjarje tronditëse jo vetëm për familjen por për të gjithë ne që e kishim bashkëudhëtar që nga vitet 90-ta! E kam shumë vështirë të shkruaj për Ty Jeton, njeriu dhe miku im i mirë por çka me ba,jeta qenka e padrejtë!”, thuhet në postimin e Selmanajt.

Tutje deputeti ka thënë se Jetoni po ndahet nga ne fizikisht, por se ai do të mbeteni përgjithmon në zemrat tona.

“Ishe i ri gati fëmijë kur të njoha, në ShKA” Jusuf Gërvalla” të Deçanit, bashkë me shokët tuaj të asaj kohe, nipin tim tani dëshmor Luan Nimanaj, Fatmir Nimanaj e Orhan Halilaj poashtu sot dëshmorë! Ju, Jeton tani po ndaheni nga ne fizikisht por do të mbeteni përgjithmon në zemrat tona! Do të jetojmë me kujtimet e mira për Ju shoku ynë i mirë e i vertet i viteve të përplasura!”, thuhet në postimin e Selmanajt.

“Ju në kujtesën time dhe të brezave do te jeni i gjallë si një shtegtar duke ecur me një qifteli në dorë për të brymosur idealin për Liri e duke përcjell amanetin e shokëve tu dëshmor! Qiftelia jote dhe shokëve tu kishte një melodi me Kitarën e Jusuf Gërvallës! Po e kam të veshtirë të shkruaj per Ty shoku ynë, sepse kemi dhembje e mall pa kufi por do jemi edhe krenar gjithë jetën i dashuri miku im, Jeton Kuçi! Ketu po e këputi fjalen time! Lamtumirë miku im i mirë!”, përfundon postimi i deputetit.

Jeton Kuçi ka pasur një karrierë ta pasur muzikore. Ai ka bërë për vete një numër të madh të fansave për shkak të zërit të tij unik.

Po ashtu Jetoni ka qenë i angazhuar për çështjen kombëtare që nga viti 1990.

Burime të rtv21 raportojnë se Kuçi ka pësuar një aksident trafiku dje dhe plagët e marra nga aksidenti kanë qenë fatale për këngëtarin. Ai pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tri vajzat.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme