Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një tronditje e madhe në BDI, pasi nga kjo parti është larguar një nga themeluesit e saj, e ai është Qeberi Shabani, raporton Almakos.
Më poshtë e gjeni njoftimin e tij të plotë për opinionin e gjerë:
“Njoftim për opinion. Unë, Qebir Shabani nga fshati Llakavic, Komuna e Gostivarit, i përndjekur politik, ushtar i UÇK-së, themelues i BDI-së, informoj të gjithë miqët, shokët, bashkëluftëtarët se nga sot ndërpres të gjitha aktivitet politike në subjektin e BDI-së.
Të dashur e të respektuar, duke pasur parasysh se subjekti politik ku bëja pjesë unë nuk arriti që t’I përmbahet programit politik për të cilin vite me rradhë në çdo cikël zgjedhor u lidhëm, vepruam dhe sakrifikuam.
Arsyet janë të shumta që vendosa ta marrë këtë vendim, por unë do ti përmendi vetëm një pjesë të vogël të tyre, edhe atë:
1. Moszgjidhja e çështjeve që na tangojnë neve si komb shtetformues në Maqedoni.
2. Moszbatimi i tërësishëm i marrveshjes së Ohrit.
3. Moszgjidhja me ligj të veçantë statusin e familjeve të DËSHMORËVE, INVALIDËVE të luftës dhe USHTARËVE të UÇK-së.
Edhe pse kaluan 16 vite nga përfundimi i luftës së 2001-shit, nuk u realizuan këta kërkesa reale të dëshmorëve të kombit, invalidëve të luftës dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, por me brohoritjen UÇK, UÇK nga njerëz të pamerituar në fushata zgjedhore tentonin edhe mëtej të bëjnë manipulimin e popullatës me të vetmin qëllim marrjen e votave.
Ne me shumë shokë e ndjenim veten si të huaj dhe të zhgënjyer e jo si themelues dhe kontribues, sepse fjalën kryesore e kanë mosmirënjohësit në këtë strukturë. Andaj e ndjej obligim moral t’ju njohtoj se më nuk jam antarë i subjektit BDI.
Lavdi dëshmorëve të kombit, rroft populli shqiptarë. Me respekt, Qebir SHABANI”.