Troshanovski: Konflikti ruso-ukrainas, sfida më e madhe me të cilën është përballur Evropa

Konflikti ruso-ukrainas është sfida më e madhe e sigurisë me të cilën është përballur Evropa në historinë e re, tha kreu i Institutit për Demokraci, Marko Troshanovski. Sipas tij, ky konflikt mund të ketë implikime edhe në pjesë të tjera të botës, si në Tajvan, por shtoi se ekziston rreziku i madh që turbulenca të tilla të përhapen në Ballkan, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë.

– Advertisements –

“Uniteti i aleatëve euroatlantikë duhet të jetë në nivelin më të lartë, ndërsa sanksionet vetvetiu, nuk besoj se do të kenë ndonjë efekt, sepse historia ka treguar që, veçanërisht regjimet autokratike, por edhe regjimet në vende të mëdha dhe të fuqishme, bëjnë të mos përkulen para sanksioneve. Pra, diplomacia mbetet zgjidhja e vetme, sepse konflikti ushtarak është absolutisht i padëshirueshëm për çdokënd”, deklaroi Marko Trosanovski – Instituti për Demokraci. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme