Trualli i ish-Shtëpisë së Fëmijëve u shndërrua në hotelin e familjes së Erilinda Lalës! Shkeljet e zbuluara nga Vetting: Privatizimi nga MIE, tokën time e mori Tajar Lala

EMISIONI VETTING


Diana Bilali shtanget kur merr vesh se Tajar Lala, babai i Erilinda Lalës, nga kioskë për të siguruar jetesën kishte bërë hotel mbi pronën e saj. Duke parë ndërtimin pa leje, Diana Bilali tregon se me shkresa do t’i drejtohej Policisë Ndërtimore Vlorë.

Sipas vendimit nr. 122, datë 18.4.2022, asokohe Policia Ndërtimore e Vlorës kishte vendosur prishjen e objektit të ndërtuar nga Tajar Balil Lala mbi ish-Shtëpinë e Pushimit të Fëmijëve në Borsh, mbi pronën e saj.

Diana tregon se ia dërgoi në vitin 2014 Drejtorisë së Policisë Ndërtimore Tiranë, por nuk u mor asnjë masë ndaj kësaj godine.

Disa vite më pas, në vitin 2013, Ministria e Energjisë do t’i nxirrte në privatizim objektet te ish-kampi i pushimit i Shtëpisë së Fëmijëve Jetimë të Sarandës, duke shitur në fakt tokën e Diana Bilalit.

“Privatizimi u bë mbi bazën e ligjit për zonat turistike. Pas kërkesës që bëra unë, më njohën të drejtën e parablerjes vetëm për 120 m², por jo për 560 m², pa një arsye të qartë.

Unë i jam drejtuar prefekturës, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve të tjera përkatëse. Kam ndjekur procedurat dhe më pas u detyrova të hap gjyq, edhe pse ishte shumë e vështirë financiarisht”, u shpreh Diana Bilali për procesin e këtij trualli.

Zonja Bilali tregon se gjatë procesit ka konstatuar shumë parregullsi dhe shkelje, pasi kjo pronë rezulton të jetë ndarë dhe trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe persona të ndryshëm kanë përfituar padrejtësisht pjesë të saj.

Ajo shprehet se ka kërkuar që të zbatohet ligji dhe që të njihet e drejta e saj mbi tokën, duke kërkuar gjithashtu dëmshpërblim për shfrytëzimin e padrejtë të pronës së saj nga Tajar Lala.

“Unë nuk kam kërkuar vetëm 120 apo 560 metra katrorë, por të gjithë territorin që më takon dhe që nuk figuron i regjistruar si duhet. Sipas ligjit, nëse nuk janë bërë hartat kadastrale, procesi konsiderohet i pavlefshëm.

Kam kaluar nëpër shumë procese gjyqësore dhe aktualisht ka disa çështje në gjykatë që lidhen me këtë pronë. Këto përfshijnë padi për shkelje, për dëmshpërblim dhe për njohje të pronësisë.

Dhe kush e bleu atë? E çojnë në privatizim Ministria e Energjisë dhe e bëri fillimisht nxjerrjen në privatizim me një ligj për zonat turistike.

Më pas, pas një kërkese që bëra unë me shkrim, bëhet nxjerrja në parablerje e objektit për 120 m², jo për 560 m², dhe kjo nuk e di pse. Duhet të bëhen sqarimet, sepse ka një rregull.

Ligji është shumë i qartë: nëse një objekt është i papërdorshëm, i jepet e drejta e parablerjes atij që ka lidhje me të, dhe këto objekte kanë qenë të shkatërruara, praktikisht të papërdorshme”, tha Diana.

Ajo shprehet se Ministria, kur e nxori në privatizim, ia dha tokën dikujt tjetër, por Diana Bilali nuk do ta linte me kaq çështjen, duke iu drejtuar Prokurorisë së Sarandës.

Sipas Diana Bilalit, Tajar Lala, babai i Drejtoreshës së Tatimeve Tiranë, Erilinda Lala, do të merrte nëpërmjet privatizimit tokën ku ka qenë ish-kampi i pushimit i Shtëpisë së Fëmijëve Jetimë të Sarandës. Në fakt, problemi lidhet me regjimin juridik të tokës, pasi sipas ish-gazetares, aty kemi të bëjmë me tokë truall.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme